Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Shuhet në moshën 77 vjeçare personi që shpëtoi botën

Shuhet në moshën 77 vjeçare personi që shpëtoi botën

12:03, 19/09/2017
A+ Aa A-

Një ish-oficer ushtarak që shmangu një katastrofë të mundshme bërthamore në kulmin e Luftës së Ftohtë ka vdekur në moshën 77 vjec.

Sipas BBC, Stanislav Petrov vdiq në shtëpinë e tij në Moskë në 19 maj, por tani është bërë publike.

Petrov ishte në detyrë në një qendër bërthamore të Rusisë në 1983 kur kompjuterët zbuluan raketa hyrje nga ShBA.

Ai mori vendimin se ishte alarm i rremë dhe nuk e raportoi këtë gjë te eprorët e tij. Veprimet e tij, që u zbuluan shumë më vonë mendohet se kanë parandaluar luftën bërthamore. Nëse ai do kishte gabuar, shpërthimet nukleare do kishin ndodhur pas disa minutash.

Në vend që ta raportonte ngjarjen te ushtria sovjetike, ai kërkoi një oficer dhe i tha se ka mosfunksionim të sistemit në kompjuter. Pas një hetimi u zbulua se satelitët sovjetikë kishin identifikuar gabimisht rrezet e diellit që reflektonin mbi re si raketa bërthamore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco