Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Aksident i rëndë në Alpet Austriake, 5 alpinistë bien nga 200 metra lartësi

Aksident i rëndë në Alpet Austriake, 5 alpinistë bien nga 200 metra lartësi

08:57, 28/08/2017
A+ Aa A-

Pesë alpinistë gjermanë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një aksidenti tragjik në Alpet Austriake.

Pesë helikopterë shpëtimi u dërguan në vendngjarje, 2,900 metra mbi nivelin e detit në Alpet Zillertal.

Alpinistët u rrokullisën të gjithë bashku nëpër shpatin e malit kur njëri prej tyre u rrëzua, duke tërhequr pjesën tjetër të grupit me të.

Ata ranë nga gati 200 metra lartësi.

Vetëm njëri prej tyre mbijetoi dhe u dërgua në spitalin e Salzburg, rreth 80 kilometra larg.

Zyrtarët thonë se alpinistët ishin nën kalimin e Mannlkarschartes, një zonë e pasur me  shkëmbinj të thepisur.

Tre nga alpinistët që vdiqën ishin mbi 60 vjeç. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco