FOTO/ Kim Jong kërcënon me sulm atomik, në SHBA lulëzon biznesi i bunkerëve antibërthamorë

FOTO/ Kim Jong kërcënon me sulm atomik, në SHBA lulëzon biznesi i bunkerëve antibërthamorë

15:42, 18/08/2017
A+ Aa A-

Tensionimi në maksimum i marrëdhënieve mes SHBA dhe Koresë së Veriut dhe kërcënimet e diktatorit Kim Jong se është i gatshëm të lëshojë në brigjet e SHBA, raketa bërthamore, kanë bërë që banorët më të pasur të Kalifornisë të marrin masat për të siguruar një bukier anti-atomik.

Pronari i një kompanie në Kaliforni që ndërton bunkerë thotë se shumë njerëz në SHBA po kërkojnë që firma e tij t’u bëj strehime antibërthamore.

Ron Hubbard, president i firmës, tha se kurrë nuk ka parë një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij. Kjo sipas tij vjen nga kërcënimet në rritje mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut ku kjo e fundit pati deklaruar se do të sulmonte Amerikën më raketa bërthamore.

Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetëra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni.

Gjithashtu një firmë tjetër në Teksas “Rising S Shelters” ka patur rritje të shitjeve kohët e fundit me 200 për qind.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco