FOTO/ Një vogëlush australian 7 vjeç humb pas sulmit në Barcelonë

FOTO/ Një vogëlush australian 7 vjeç humb pas sulmit në Barcelonë

14:10, 18/08/2017
A+ Aa A-

Julian Cadman, një djalosh 7-vjeçar australian, është zhdukur pas sulmit në Barcelonë. Djali u nda nga e ëma, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas sulmit vdekjeprurës, tha gjyshi i tij, sipas The Guardian, përcjell Syri.net.

Babai i tij, Andre Cadman, tregoi se ai kishte folur me të birin disa orë para se të humbte. Cadman është nisur drejt Barcelonës për të kërkuar Julian.

Familja ka shpërndarë fotografi të vogëlushit, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, tha se një australian është zhdukur dhe 4 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi.

“Ne jemi të shqetësuar, por jemi duke  bashkëpunuar shumë ngushtë me autoritetet që të gjejmë se ku ndodhet autraliani i humbur,” tha Bishop të premten për mediat në Melburn./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco