Viktimat në Barcelonë, ja nga cilat shtetet janë. Dëshmitari: Terroristi ishte rreth të 20-ve, fytyrëhollë

Viktimat në Barcelonë, ja nga cilat shtetet janë. Dëshmitari: Terroristi ishte rreth të 20-ve, fytyrëhollë

09:00, 18/08/2017
A+ Aa A-

Një kamion që është futur me dashje në rrugën e këmbësorëve në një nga bulevardet më popullorë të Barcelonësh ka vrarë 13 persona, ndërkohë që 7 të tjerë janë plagosur në një sulm tjetër në qytetin Cambrils, 120 km larg. Ja çfarë dihet tani për terrorin, sipas The Guardian, përcjell Syri.net.

13 personat e vrarë pasditen e së enjtes janë vrarë në sulmin që u mor përsipër nga ISIS, kështu ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Katalonjës, Joaquim Forn. Disa orë më vonë, policia vrau 5 të dyshuar si terroristë në qytetin Cambril teksa po qarkullonin me një Audi A3 dhe disa ishin veshur me jelekë që dukeshin si eksplozivë. 6 civilë dhe një polic u plagosën.

Në Barcelonë, një belg është konfirmuar i vdekur. Tre gjermanë thuhet se janë ndër viktimat. Rreth 100 persona janë plagosur, ndër ta 15 janë në rrezik për jetën.

Tek të plagosurit 26 janë francezë, 4 janë australianë, 3 janë gjermanë, 3 grekë dhe 1 kinez. Së paku 18 shtete janë të përfshira, përfshirë Venezuelën, Irlandën, Perunë dhe Algjerinë, sipas Agjencisë së mbrojtjes civile të Spanjës.

Në Barcelonë, një furgon i Fiat i bardhë përshkoi të paktën 500 metra në rrugë, e cila si zakonisht ishte e mbushur me njerëz  derisa goditi një kioskë gazetash dhe u ndal.

Televizionet tregojnë njerëzit e shtrirë në tokë dhe furgonin e përplasur, që kishte ndaluar në majë të një mozaiku të Joan Miro në Las Ramblas, një zonë shumë e populluar nga turistët, citon Syri.net.

Ka pasur dy arrestime. Asnjeri nuk është shoferi i furgonit, që është ende në kërkim. Policia beson se dy të arrestuarit kanë lidhje me shpërthimin në Alcanar. Policia publikoi foton e personit që dyshohet se kishte marrë me qera furgonin e përdorur për sulmin. Ai është identifikuar si Driss Oukabir. Por ky person u dorëzua vetë në polici më pas duke deklaruar se nuk kishte lidhje me sulmin dhe se karta e tij e identitetit ishte vjedhur.

Një dëshmitar tha për tvelevizionin spanjol se ai e pa të dyshuarin kur furgoni ndaloi" "Ishte një person rreth të 20-ve, shumë i ri, flokë ngjyrë kafe dhe fytyrë të hollë."

Të gjithë udhëheqësit e botës janë solidarizuar me Spanjën: Franca, Britania e Madhe, Gjermani dhe SHBA. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco