Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rishfaqet frikshëm Ku Klux Klani, përleshje të egra në Virxhinia

Rishfaqet frikshëm Ku Klux Klani, përleshje të egra në Virxhinia

08:40, 13/08/2017
A+ Aa A-

Një person humbi jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm kriminal me makinë ditën e shtunë në qytetin e Charlottesville në shtetin e Virginias. Policia arrestoi shoferin e makinës dhe raportoi se ai ishte pjesë e protestuesve të nacionalistëve të bardhë.

Aksidenti ndodhi gjatë protestave të nacionalistëve të bardhë, anëtarëve të Ku Kulx Klan, neo Nazistëve dhe supermacistëve të bardhë, të cilët u mblodhën në Charlottesville për të protestuar kundër planeve për shkatërrimin e monumenteve të Konfederatës.

Përleshje të dhunshme shpërthyen ndërmjet protestuesve anti-racistë dhe supermacistëve të bardhë ditën e premte në darkë dhe ditën e shtunë në mëngjes.

Policia urdhëroi turmën të shpërndahej përpara mesditës. Ndërsa disa nga kundra-protestuesit filluan të shpërndaheshin, një makinë u shfaq në rrugën ku disa nga protestuesit kishin menduar se nuk ishte e lejuar për makinat. Makina me shpejtësi hyri në mes të turmës duke goditur shumë njërëz përpara se të tërhiqej.

Departamenti i Drejtësisë së qeverisë amerikane njoftoi se ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

d13/08/2017 10:33

Ka pasur ne qytetin e cituar nje demostrate nacionalistesh te djathte, qe kane dale ne rruge me parullen se nuk ka sepse te vritet asnje i bardhe, ne pergjigje te aktivisteve te afro-amerikaneve qe perdorin parullen se nuk duhet te kete asnje zezak te vrare. Ka pasur nje antidemostrate te ketyre te fundit, kunder demostrates se nacionalisteve. Per mendimin tim, si demostruesit e djathte, ashtu edhe ato qe perkrahin afro amerikanet, nuk kane te drejte te bejne veprime te dhuneshme ndaj njeri tjetrit. Kisha menduar se me zgjedhjen president te nje afro-amerikani, ne SHBA do te shuheshin urrejtjet rracore, por per cudi, pikerisht ne keto vite, jane shtuar incidentet e konfliktet racore. Pashe ndermjet demostruesve nje afroamerikan qe si simbolike te luftes kunder skllaverise, kishte vene rreth trupit vargoj zinxhirresh metalike. Qe skllaveria e afrikaneve ne SHBA-ne, e deri shekullit te kaluar, eshte akoma nje njolle e erret e ketij shteti demokratik, kjo eshte nje e vertete e dhimbeshme. Por ajo duhet tashme te tejkalohet jo duke i fryre zjarrit te urrejtjes racore, por duke bere cmos per uljen e tensioneve nga te dy palet. Kete deklaroi edhe presidenti Trump, deklarate qe po komentohet me sens negativ.

Shto koment

Denonco