Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Koha e Perandorisë Osmanë ka mbaruar!’ Izraeli dhe Turqia përplasen ashpër

‘Koha e Perandorisë Osmanë ka mbaruar!’ Izraeli dhe Turqia përplasen ashpër

14:10, 27/07/2017
A+ Aa A-

Ndërkohë që tensionet mbi Malin e Tempullit vazhdojnë të rriten, Ankaraja thotë se hebrenjtë duhet të vlerësojnë trashëgiminë e Perandorisë Osmane, kur të gjitha fetë gëzonin lirinë e adhurimit.

Por Izraeli  i është përgjigjur se është absurde që Turqia t’i japi leksione "shtetit të vetëm demokratik" në rajon.

Të mërkurën, ministria e jashtme turke tha se hebrenjtë duhet të vlerësojnë faktin se toleranca fetare lulëzoi gjatë sundimit otoman në Jerusalem.

"Në epokën osmane, komunitetet që u përkisnin feve dhe sekteve të ndryshme jetonin në bashkëjetesë paqësore dhe gëzonin lirinë e adhurimit", thuhet në një deklaratë të të ministrisë.

Izraeli u përgjigj menjëherë me një deklaratë ku thoshte se "është absurde që qeveria turke, e cila zë Qipron veriore, shtyp brutalisht pakicën kurde dhe burgos gazetarët t’i japë leksione Izraelit, demokracia e vërtetë në rajon".

Ajo shtonte “ditët e Perandorisë Osmane kanë mbaruar".

Territoret e sotme të Izraelit dhe të Autoritetit Palestinez, duke përfshirë Jerusalemin, ishin nën sundimin turk midis viteve 1517 dhe 1917.

Lufta e nxehtë e fjalëve shpërtheu të martën, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u kërkoi myslimanëve të shkojnë në Jeruzalem për të mbrojnë vëllezërit e tyre dhe për të mbrojtur xhaminë Al-Aqsa - vendi i tretë më i shenjtë pas Mekës dhe Medinës./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco