Raportet: Kim Jong-un po përgatitet të lëshojë një raketë ditën e sotme

Raportet: Kim Jong-un po përgatitet të lëshojë një raketë ditën e sotme

12:02, 27/07/2017
A+ Aa A-

Disa javë pas lëshimit me sukses të një rakete ndërkontinentale (ICBM), Koreja e Veriut dyshohet se po përgatit testimin e një tjetër rakete ditën e sotme.

27 korriku është një ditë simbolike për gadishullin pasi shënon 64-vjetorin e fundit të Luftës së Koreve.

 “Ekziston një mundësi e madhe që Koreja e Veriut të kryejë testimin e një rakete ditën e armëpushimit më 27 korrik”, deklaroi agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” duke shtuar se lëvizjet e automjeteve që transportojnë tubat e lëshimit të raketës (ICBM) janë parë në mënyrë të vazhdueshme në provincën e Pyonganit të Veriut (në perëndim të Koresë së Veriut).

Zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë paralajmëruan se ky testim i ri mund të përfshinte një raketë tjetër ndërkontinentale.

Armëpushim përkujtohet si dita e fitores në Korenë e Veriut që shënohet me një ditë pushimi./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco