Raporti i FMN/ Jemi pas Ruandës, edhe për cilësinë e investimeve në infrastrukturë

Raporti i FMN/ Jemi pas Ruandës, edhe për cilësinë e investimeve në infrastrukturë

10:59, 26/07/2017
A+ Aa A-

Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit për cilësinë e infrastrukturës. edhe pse taksapaguesit shqiptarë kanë investime miliarda euro për investime publike. Sipas FMN, për periudhën 2005-2016, qeveria shqiptare ka shpenzuar çdo vit mesatarisht 5.5 për qind të prodhimit kombëtar për vepra publike, kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastructures, raporton Respublika.

Kjo e rendit Shqipërinë në 5 vendet me nivelin më të lartë të shpenzimeve kapitale në dekadën e fundit. Por ky ritëm agresiv i investimeve nuk ka mjaftuar që vendi të ketë një infrastrukturë të krahasueshme me ekonomitë e ngjashme. Sipas FMN, nga një grup me 40 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i dytë me infrastrukturën me të keqe duke lënë pas vetëm Ruandën. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë ato të ngjashme si Serbia dhe Maqedonia kanë rrugë, porte, hekurudha dhe infrastrukturë energjetike më të mirë edhe pse shpenzojnë më pak.

Por cila është arsyeja se pse miliardat e paguara nga qytetarët shqiptarë nuk kanë sjellë përmirësimin e pritshëm të infrastrukturës? Përgjigja sipas FMN lidhet edhe me eficencën e investimeve. Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me eficencë të ulët të investimeve,  ndërkohë që Banka botërore vlerëson se të paktën 30 për qind e fondeve të shpenzuara në projekte publike, shpërdorohen ose si pasojë e korrupsionit ose nga zvarritja e projekteve.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shteti leshit27/07/2017 00:14

po si te behen investime te mira ne infrastrukture kur neve bitumin me te mire ne evrope qe del nga selenica ja shesim bullgarit kurse rruget tona shtrohen me mall skarco te importuar nga jashte. dhe per pak muaj fillojne gropat.....

Shto koment

Denonco