Lidhjet me Rusinë: Dhëndri i Donald Trump para senatit amerikan

Lidhjet me Rusinë: Dhëndri i Donald Trump para senatit amerikan

13:21, 24/07/2017
A+ Aa A-

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump do të takohet sot me anëtarët e Senatit si pjesë e hetimeve rreth lidhjeve të mundshme me Rusisë.

Takimi me dyer të mbyllura mes Kushner dhe Komitetit e Senatit të Inteligjencës  do të përcillet me një tjetër seancë private në Komitetin e Inteligjencës.

Sipas demokratit Adam Schiff, Kushner, 36 vjeçari do të përgjigjet për takimet e tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington, udhëheqësin e një banke ruse dhe një avokateje ruse.

“Ka shumë gjëra që duam të dimë”, deklaroi Schiff.

“Ne duam të dimë cfarë u bisedua disa takime të cilat supozohet të kenë ndodhur”, ka thënë ai.

Nga  ana tjetër, Anthony Scaramucci, drejtori i ri Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ai shpreson që kjo të jetë “hera e fundit që i duhet të flasë për Rusinë”./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco