Zvicër, vajza 12 vjeçe shpëton nga mbytja  vogëlushin 6-vjeçar

Zvicër, vajza 12 vjeçe shpëton nga mbytja vogëlushin 6-vjeçar

07:50, 24/07/2017
A+ Aa A-

Një vajzë 12 vjeçare në Zvicër është zhytur në një pishinë për të shpëtuar vogëlushin 6 vjeçar i cili qëndronte pa vetëdije në fund të pishinës.

Më e keqja është evituar të shtunën në pishinën e  hapur Merishausen (SH). Një 6 vjeçar, i cili qëndronte shtrirë pa vetëdije në pellg të poshtëm të pishinës 1.2 metra të thellë , u shpëtua falë zellit të vajzës 12 vjeçare.

Ndërsa fëmijët ishin duke luajtur rreth dhe brenda pishinës në pasditen e vonshme, vogëlushi humb vetëdijen papritur. Vajza pa menduar fare kërcen në ujë dhe shpëton fëmijën. Babai i tij dhe një grua tjetër  menjëherë mundohen për ta ringjallur pa sukses.

Falë arritjes së shpejt të ndihmës, djaloshi ka rifituar shpejt vetëdijen ka bërë të ditur policia kantonale e Schaffhousenit.  Vogëlushi është marrë pastaj përsipër nga një ambulancë, dhe më pas është dërguar me helikopter Rega drejt në spital./albinfo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco