Hungaria frenon BE-në, Orban mbështet hapur Poloninë

Hungaria frenon BE-në, Orban mbështet hapur Poloninë

05:00, 24/07/2017
A+ Aa A-

Ndërsa BE kërcënon Poloninë me sanksione deri në pezullim të të drejtës së votës, për vënien nën kontroll të gjyqësorit, djali tjetër plangprishës i Unionit del me shpejtësi në krah të Varshavës.

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Budapesti do të luftojë në mbrojtje të Polonisë, madje bëri thirrje për qeverisje patriotike kundër Brukselit. 

"Për hir të interesit tonë kombëtar, për hir të interesit të Evropës dhe Polonisë, ne duhet të bëjmë të qartë se ofensivat inkuizitore ndaj Polonisë nuk do të kenë kurrë sukses, sepse Hungaria do të përdorë çdo opsion ligjor për ti ndalur", tha kryeministri hungarez Orban.
 
Duke cilësuar zëvendës-presidentin e KE-së, Frans Timmermans një kryeinkuizitor, Orban luajti sërish me kartën antiemgracion dhe tha se pyetja më e rëndësishme pas disa dekadash, do të jetë, 'a do të ketë më evropianë në Evropë?'. 

Mbështetja e Hungarisë është mjaft e vlefshme për Poloninë, pasi zhvlerëson tej mase kërcënimet e Brukselit. Megjithatë, që më herët, duke miratuar ligjet që i japin qeverisë kontrollin e gjyqsorit, Varvasha kishte treguar vendosmërinë e saj, pavarësisht kritikave të BE-së dhe kundërshtimit të mijëra njerëzve brenda vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco