Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Popullariteti i Macron bie me 10 %

Popullariteti i Macron bie me 10 %

03:20, 24/07/2017
A+ Aa A-

Nëse në vendet e tjera të Europës konsiderohet një fenomen i vërtetë politik, në atdheun e tij popullariteti i Presidentit francez ka humbur 10 pikë përqindje në vetëm një muaj.

Sipas nje sondazhi të “Ifop”, e të publikuar nga “Le Journal du Dimanche”, mbështetja për Emanuel Macron ra nga 64 në 54 përqind. 

Kjo është paraqitja e dytë më e dobët në historinë e presidentëve francezë. Më keq se ai, sipas së përjavshmes, ka qenë vetëm Jacques Chirac në vitin 1995. 

Në tre muaj Macron ka humbur 8 përqind. 62 përqind e francezëve ishin entuziastë për të në fillim të mandatit, duke u rritur në 64 përqind muajin në vijim. 

Barometri i realizuar nga “Ifop” për “Le Journal du Dimanche” analizon popullaritetin e çdo presidenti nga 1958. 

Sigurisht që Macron nuk është i vetmi lider francez që ka përjetuar një rënie të mbështetjes në muajt e parë të mandatit. Në 1966, Charles de Gaulle ra me 5 pikë përqindje në 3 muaj, ndërsa Francois Mitterrand përjetoi një rënie të popullaritetit pas zgjedhjes së parë në 1981-shin, nga 54 në 47 përqind.

Edhe përkrahja për paraardhësin e Macron, Francois Hollande rrëshqiti nga 61 në 56 përqind në tre muaj. Por i vetmi ngushëllim i vërtetë për Macron mbetet Jacques CHirac, i cili pa rënien më të madhë të mbështetjes në historinë franceze; pas 3 muajsh në detyrë, mbështetja për të ra nga 59 në 39 përqind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco