Shokuese: 10-vjeçarja përdhunohet dhe lihet shtatzënë nga xhaxhai

Shokuese: 10-vjeçarja përdhunohet dhe lihet shtatzënë nga xhaxhai

09:53, 22/07/2017
A+ Aa A-

Jeta e 10-vjeçareje ka marrë një kthesë të papritur kur u përdhunua brutalisht nga xhaxhai i saj, nga i cili pret tashmë edhe një fëmijë.

Por një gjykatë indiane urdhëroi prindërit e vogëlushes se ajo ishte shumë e re dhe shtatzënia e saj ishte shumë e përparuar për të abortuar, raporton “The Independent”

Vajza, e cila nuk është identifikuar, është gjashtë muaj shtatzënë dhe kërkoi kujdes mjekësor pasi nëna e saj pretendoi se xhaxhai i saj kishte abuzuar disa herë seksualisht me të.

Prindërit e vajzës zbuluan se vajza e tyre ishte shtatzënë pasi u ankua për dhimbje stomaku.

Ajo më vonë ajo i tha nënës  se xhaxhai i saj e kishte përdhunuar mbi 20 herë kur vinte për vizitë në shtëpinë e familjes.

Xhaxhai u arrestua dhe prindërit i kërkuan gjykatës një abort, shkruan syri.net. Por gjykata mohoi abortin së bashku me  një panel mjekësh të cilët ekzaminuar me kujdes vogëlushen.

"Nëse ndërprisni shtatzaninë atëherë rreziku për jetën është më i madh," tha një nga mjekët në një intervistë për gazetën amerikane “The Washington Post”.

Edhe pse në Indi, aborti është i lejueshëm me ligj, gjykatat kanë bërë përjashtime nëse jeta e nënës është në rrezik./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco