BE ia lehtëson sërish barrën, Ukrainës

BE ia lehtëson sërish barrën, Ukrainës

13:52, 17/07/2017

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur njëzëri vendimin për t'i ofruar Ukrainës lehtësime të përkohshme tregtare për disa prodhime bujqësore dhe industriale.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian do ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë një seance plenare të Parlamentit në Strasburg, në muajin shtator.

Lehtësimet do të aplikohen për tre vjet, nisur nga fundi i shtatorit, njofton REL.

"Me vendimin e sotëm mundësojmë që më shumë prodhime të Ukrainës të eksportohen në BE. Është detyrë e jona të mbështesim Ukrainën dhe t'i forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe politike, sidomos në kohën e konfliktit në territorin e saj", tha ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së.

Ukraina është në konflikt me Rusinë, e cila i ka aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment