180 zjarre brenda ditës! Provinca kanadeze shpall gjendjen e jashtëzakonshme

180 zjarre brenda ditës! Provinca kanadeze shpall gjendjen e jashtëzakonshme

09:06, 09/07/2017
A+ Aa A-

British Columbia, provinca e famshme kanadeze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rënies së mbi 180 zjarreve brenda 20 oreve.

“CBC News” raportoi se rreth 7,000 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Kjo është gjendja e parë e jashtëzakonshme e shpallur nga krahina në 14 vjet.

Qeveria federale thotë se po e ndjek situatën nga afër dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë sipas kërkesës.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se rrufetë, erërat e forta dhe nxehtësia e lartë ishin të gjithë faktorët kontribues në përhapjen e zjarreve, që kanë djegur qindra kilometra.

Moti i nxehtë pritet të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.

Asnjë viktimë nuk është raportuar ende por autoritetet u kanë kërkuar banorëve të marrin çdo masë paraprake për të qëndruar të sigurt./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco