FOTO/ Putin 'i ra nga Kina' për në Gjermani

FOTO/ Putin 'i ra nga Kina' për në Gjermani

20:20, 08/07/2017
A+ Aa A-

Kur Vladimir Putin fluturoi nga Moska për në Hamburg për të marrë pjesë në punimet e Samitit G20, itinerari i ndjekur nga avioni i tij ka qenë i lodhshëm.

FlightRadar24, një faqe që monitoron fluturimet në mbarë globin thotë se avioni i shefit të Kremlinit bëri një rrugë prej 480 kilometrash shtesë për të shmangur hapësirën ajrore të NATO-s.

E njëjta faqe thotë se Presidenti rus nuk zgjodhi rrugën e shkurtër, atë që kalon mbi Bjellorusi dhe Poloni, por nga Moska fluturoi në veri-perëndim. Ai shmangu hapësirën ajrore të Estonisë dhe u fut në atë të Finlandës e Suedisë, dy vende neutrale dhe më pas hyri në hapësirën e Danimarkës dhe Gjermanisë, dy vende anëtare të NATO-s.

I pyetur mbi këtë fakt nga mediat ruse, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk komentoi gjatë.

“Për ne ka rëndësi siguria e Presidentit gjatë një udhëtimi dhe masat që merren në këto raste janë më të mirat”, tha ai. /TCH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco