Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Gjuha e trupit. Ja kush doli fitues në takimin Trump-Putin

FOTO/ Gjuha e trupit. Ja kush doli fitues në takimin Trump-Putin

20:04, 08/07/2017
A+ Aa A-

Lideri i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Rusisë Vladimir Putin shtrënguan duart për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg. Ky ishte takimi i parë i tyre ballë për ballë dhe që pritej me kaq interes nga e gjithë bota. Gjatë takimit të tyre të parë ata arritën edhe në një marrëveshje armëpushimi në Siri.

Megjithatë takimi i tyre nuk i ka shpëtuar ekspertëve të gjuhës së trupit që kanë parë në detaj çdo lëvizje të liderëve.

Judi James ka zbuluar se  presidenti amerikan “e gozhdoi” homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.

Ndërsa Vladimir Putin tregoi gishtin e tij në drejtim të President Trump

i cili është versioni i gjuhës së trupit të një arme, pohon Judi James.

 “Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte “luftë për çmime”, atëherë do t’i jepja pikë fitores së Trump, tha James për The Sun. Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar “mbështetje”. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump.

Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco