Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/Anija e eksploruesit të famshëm gjendet 168 vjet pas zhdukjes

VIDEO/Anija e eksploruesit të famshëm gjendet 168 vjet pas zhdukjes

14:43, 27/06/2017
A+ Aa A-

Ngrohja globale po jep efektet e saj dhe në vendin më të akullt të botës siç është Artiku. Për shkak të shkrirjes së akujve, ka dali mbi sipërfaqen e oqeanit njëra nga dy anijet e mëdha eksploruese, që ishin zhdukur në Arktik në vitin 1845, është gjetur pas një ekspedite të gjerë kërkuese.

Sir John Franklin ishte nisur para 168 vjetësh me dy anije dhe ekuipazhin e tij për të bërë njërin ndër zbulimet më të mëdha të asaj kohe, mirëpo kur anija dhe 129 anëtarët e ekuipazhit ishin zhdukur në detin e hapur, ngjarja e tij ishte bërë njëri ndër misteret më të mëdha të asaj kohe.

Megjithatë tani, kur kanë kaluar më shumë se pesë vjet që prej kur Qeveria e Kanadasë kishte urdhëruar kërkimin e anijeve, kërkuesit kanë arritur të gjejnë njërën prej anijeve të Franklin-it.

‘Jam shumë i lumtur t’ju them që ekspedita ‘Victoria Strait’ këtë vit ka zgjedhur njërin nga misteret më të mëdha të Kanadasë, duke gjetur njërën prej anijeve të zhdukura gjatë ekspeditës së Franklin-it’, ka thënë perfaqesuesi i eskpedites./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco