Masakra e Srebrenicës: Holanda shpallet fajtore për vrasjen e 300 myslimanëve

Masakra e Srebrenicës: Holanda shpallet fajtore për vrasjen e 300 myslimanëve

12:17, 27/06/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Hagës ka vendosur se qeveria holandeze është pjesërisht përgjegjëse për vrasjen e rreth 300 myslimanëve në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e apelit në Hagë, u mbështet tek vendimi i gjykatës civile në vitin 2014, i cili zbuloi se shteti ishte përgjegjës për vrasjen e myslimanëve boshnjakë të cilët ishin dorëzuar nga paqeruajtësit holandezë të OKB-së.

Gjykatësi Gepke Dulek se duke qenë se viktimat ishin dërguar në një kompleks holandez bashkë me refugjatë të tjerë që kërkonin strehim atje, " u privuan nga mundësia e mbijetesës".

Ata ishin në mesin e rreth 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në gjenocidin e forcave serbo-boshnjake në masakrën e Srebrenicës në 1995 , masakra më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco