Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Shkreli para gjykatës: Shqiptari më i urryer mund të dënohet me 20 vjet burg

Shkreli para gjykatës: Shqiptari më i urryer mund të dënohet me 20 vjet burg

08:31, 27/06/2017
A+ Aa A-

Ish shefi ekzekutiv farmaceutik Martin Shkreli është duke u gjykuar në Nju Jork nën akuzat për mashtrim.

I njohur ndryshe si shqiptari më i urryer në botë, ai është akuzuar për  atë që prokurorët amerikanë e kanë cilësuar një skemë piramidale në një kompani dhe fondin e besimit që ai kryesonte dikur.

Prokurorët njujorkez e akuzojnë Shkrelin se ka gënjyer investitorët në fondin e besimit dhe ka përvetësuar miliona dollarë asete nga kompania biofarmaceutike “Retrofin” për t’i ripaguar ata, raporton “BBC”.

Shkreli mohon akuzat, por nëse shpallët fajtor përballet me 20 vjet burg.

34 vjeçari pushtoi tituj e të gjitha gazetave botërore në vitin 2015, kur firma e tij rriti çmimin e ilaçit “Daraprim” në 750 dollarë për një pilulë, nga 13.50 dollarë,  shkruan syri.net. Në këtë kohë ai ishte shef ekzekutiv i “Turing Farmaceuticals”.

Akuzat që çuan në arrestimin e tij në dhjetor të vitit 2015 nuk janë të lidhura me “Turing”, por fokusohen te drejtimi i “Retrofin” dhe fondit të besimit “MSMB Capital Management” mes viteve 2009-2012.

Korcari akuzohet se ka përdorur një skemë piramidale ku mjetet e Retrofinit janë përdorur për të paguar borxhet e “MSMB Capital Management” pasi fondi humbi miliona dollarë.

Porkurorët pretendojnë se ai mashtroi investitorët dhe se ka fituar plot 11 milionë dollarë. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco