Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryeministri indian takon për herë të parë Trump në Uashington

Kryeministri indian takon për herë të parë Trump në Uashington

13:23, 25/06/2017
A+ Aa A-

Kryeministri indian, Narendra Modi mbërriti në SHBA për takimin e parë, parashikuar nesër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Modi, i cili do të takohet sot drejtuesit amerikanë të Apple, Microsoft dhe Google, do të përpiqet gjatë kësaj vizite dyditore të forcojë lidhjet mes vendit të tij dhe SHBA-së dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet me Trumpin për ndryshimin klimatik.

Marrëdhëniet mes Indisë dhe SHBA-së ishin përmirësuar nën presidencën e paraardhësit të Trump, Barack Obama, ndërkohë që Nju Delhi ishte në kërkim të investimeve të huaja dhe lidhjeve tregtare të riforcuara me vendet perëndimore.

Që prej marrjes së funskionit të Trump në muajin janar, pengesa janë hasur në lidhje me shkëmbimet tregtare apo vizat për indianët që kërkojnë të punojnë në SHBA. Duke njoftuar tërheqjen amerikane nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, Trump akuzoi Indinë se ka marrë një avantazh mbi SHBA-në në kuadër të kësaj marrëveshjeje, akuza të hedhura poshtë nga India

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco