Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Mediat e huaja: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme vendimtare për anëtarësimin në BE

Mediat e huaja: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme vendimtare për anëtarësimin në BE

10:28, 25/06/2017
A+ Aa A-

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë duke u pasqyruar nga pothuajse të gjitha mediat prestigjioze ndërkombëtare, duke u përshkruar si vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme që ndjekin një marrëveshje të rëndësishme midis dy partive më të mëdha politike, të cilat vendosën të linin pas mosmarrëveshjet për t’u fokusuar në përpjekjet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”.

Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është çelësi për nisjen e bisedimeve për anëtarësimit e kombit 2.9 milionë banorësh, vazhdon më tej gazeta.

“The New York Times” thekson gjithashtu se marrëveshja e arritur në maj i dha fund bojkotit parlamentar tre-mujor nga demokratët dhe lideri i tyre Lulëzim Basha, i cili ka deklaruar vazhdimisht se procesi zgjedhor është lehtësisht i manipulueshëm, dhe se qeveria nuk mund të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Data e zgjedhjeve u vonua një javë dhe socialistët e Ramës premtuan mbikëqyrje më të madhe në transparencën e zgjedhjeve.

Partia demokratike ka kandiduar me një agjendë reformuese,  duke premtuar rritje më të shpejtë ekonomike, paga dhe papunësi më të ulët.

Ndërkohë “EuroNews” shkruan se pas fitimit të statusit si vend kandidat për t’u bashkuar me BE-në-,Tirana ka luftuar për të kaluar reforma të rëndësishme dhe jetike, si reformimi i sistemit të korruptuar të drejtësisë.  /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco