Lideri i opozitës britanike kërkon zgjedhje të reja legjislative

Lideri i opozitës britanike kërkon zgjedhje të reja legjislative

10:14, 25/06/2017
A+ Aa A-

– Lideri i opozitës britanike, Jeremy Corbyn mendon të kërkojë zgjedhje të reja legjislative, pasi doli i përforcuar nga votimet e 8 qershorit në të cilin kryeministrja Theresa May humbi maxhorancën absolute, njoftoi sot “Daily Mirror”.

Lideri laburist deklaroi për tabloidin britanik se “e gjykon të palogjikshme që shefja e qeverisë të mund të mbajë pushtetin, ndërkohë që nuk ka arritur ende një marrëveshe me DUP, dy javë pas zgjedhjeve”.

Me 317 deputetë në 650, partia konservatore e Theresa May duhet tashmë t’i besojë mbështetjes së dhjetë deputetëve të partisë së vogël ultra konservatore irlandezoveriore DUP, për të arritur maxhorancën absolute në Dhomën e Komuneve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco