Autobusi turistik përplaset me urën në Paris

Autobusi turistik përplaset me urën në Paris

14:25, 23/06/2017
A+ Aa A-

Të paktën katër turistë janë plagosur, pasi një autobus i hapur është përplasur me një urë në Paris.

Shërbimet e emergjencës kanë mbyllur një pjesë të rrugës nën Pont Alexandre III.

Njëri prej turistëve ndodhet në gjendje të rëndë. 

Një autobus turistik me dy kate nga kompania e udhëtimit 'Cars Rouges' ka goditur urën Alexandre III në zemër të Parisit rreth orës 12:30 të kohës lokale, raporton "The Independent".

Një burim i policisë tha se të paktën 18 persona ishin të "pranishëm" në aksident.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, shoferi i autobusit u përpoq të hynte në tunelin poshtë urës, e cili është i ndaluar për automjetet më të larta se 2.70 metra./SYRI.net/ 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco