Putin arreston kreun e opozitës në derën e shtëpisë

Putin arreston kreun e opozitës në derën e shtëpisë

12:45, 12/06/2017
A+ Aa A-

Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është arrestuar në shtëpi përpara se të shkonte në një proteste masive që kishte planifikuar  në Moskë.

Lajmi është bërë i ditur nga gruaja e tij.

"Alexei është arrestuar në hyrje të banesës sonë", shkroi Yuliya Navalny në Teitter duke shtuar "planet tona për protesta nuk kanë ndryshuar".

 Navalny u bëri thirrje mëngjesin e sotëm mbështetësve të marrin pjesë në mitingjet anti-korrupsion në të gjithë Rusinë.

Ka pasur disa arrestime në protesta në lindje të vendit.

Mbështetësit e Alexei Navalny pritet të zbresin në qendrën e qytetit për një protestë të paautorizuar kundër mashtrimit.

Navalny mori leje për të mbajtur tubimin në një vend tjetër, por tha se ai kishte lëvizur atë pasi autoritetet u përpoqën të "sulmonin" protestuesit.

Zyra e prokurorit ka paralajmëruar se policia do të marrë masa kundër çdo demonstrate të paautorizuar.

Protesta të vogla po raportohen në qytete në Lindjen e Largët Ruse.

Vala e fundit e protestave të udhëhequr nga Navalny përfundoi me qindra të arrestuar./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco