Puerto Riko referendum për t'u bërë shteti i 51-të i Amerikës

Puerto Riko referendum për t'u bërë shteti i 51-të i Amerikës

10:32, 12/06/2017
A+ Aa A-

Puerto Riko ka votuar për t'i kërkuar Kongresit që të bëhet shteti i 51-të i Amerikës.

Më shumë se 97% e votuesve thanë se preferonin përpjekjen për t'u bashkuar me SHBA-në, duke u bërë të pavarur ose duke mbetur një territor vetëqeverisës.

Me një pjesëmarrje të ulët prej 23 për qind, Puerto Riko ka votuar për t'u bashkuar me SHBA si Shteti 51 i Unionit, raporton "BBC"

Kongresi i Aerikes tani do të duhet të vendosë nëse dëshiron të zgjerojë kufijtë e vendit dhe të pranojë ishullin e varfër të Karaibeve.

Ish-kolonia spanjolle ka mbajtur edhe më parë një e referendum për të marrë nënshtetësinë amerikane, por shumica absolute e votave nuk u mor parasysh nga kongresi.

Afër 30% e të gjithë votuesve mësohet se kanë hedhur fletëvotime të pavlefshme, një situatë që krijoi dyshime rreth legjitimitetit politik të votës.

Vendimi përfundimtar nuk është në duart e tyre, por në duart e Kongresit të Amerikes /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco