Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Tjetër triumf i presidentit: Partia e Macron drejt një fitoreje të madhe në Parlament

Tjetër triumf i presidentit: Partia e Macron drejt një fitoreje të madhe në Parlament

08:04, 12/06/2017
A+ Aa A-

 Partia e presidentit të ri francez, Emmanuel Macron ka dalë në krye të raundit të parë të legjislativeve që u zhvilluan sot.

Sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga “Ipsos-Sopra Steria” për televizionin francez dhe radion franceze, lëvizja e presidentit ka arritur të marrë 32,2 për qind të votave, duke dalë para Les Republicains (e djathta) 21,5 për qind, ndërsa Fronti Nacional pozicionohet në vend të tretë me 14 për qind.

Partia Socialiste franceze ka arritur një rezultat të ulët historik, vetëm 10,2 për qind.

Sipas këtyre parashikimeve partia La République en Marche do të marrë mes 390 dhe 430 deputetë, e djathta mes 85 dhe 125 ndërsa Partia Socialiste mes 20 dhe 35 deputetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco