Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Reagon kryeministri i Malit të Zi, ja çfarë thotë për shtyrjen nga Trump

VIDEO/ Reagon kryeministri i Malit të Zi, ja çfarë thotë për shtyrjen nga Trump

13:02, 26/05/2017
A+ Aa A-

Pas gjestit të bërë nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump ndaj kryeministrit të malit të Zi, Dushko Markoviç, ka reaguar ky i fundit.

Ai është shprehur i habitur nga vëmendja që i kanë kushtuar mediat botërore këtij veprimi të Trump, duke thënë se ajo ishte një situatë jo tendecioze, dhe se Trump e meriton të jetë në vend të parë.

“I kam parë të gjitha reagimet ishte një situatë pas tendencë. Është normale që Trump të jetë në vend të parë”, deklaroi Markoviç.

Në video shihet ku gjatë një takimi në samitin e NATO-s, presidenti Trump, shtyn kryeministrin malazez dhe i drejtohet me fjalët: jam unë i pari”.

Ky veprim i Trump u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes, ku nuk munguan as kritikat, por dhe as humori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco