Pothuajse njëqind të burgosur kanë arritur të arratisen nga një burg në shtetin brazilian të Rio Grande do Norte duke gërmuar një tunel nën muret e jashtme të kompleksit.
Vetëm një pjesë e vogël prej tyre janë kapur nga policia, raporton “RT”
Të enjten, prej 91 të burgosur u arratisën nga burgu i Parnamirimit nëpërmjet një tuneli nëntokësor prej 30 metrash, njoftoi sekretari i Drejtësisë.
Për të tërhequr vëmendjen, të burgosurit organizuan një sherr brenda burgut për të hutuar rojet.
Të arratisurit hoqën uniformat e bardha të burgut në afërsi të daljes së tunelit jashtë kompleksit dhe arritën të largoheshin me ndihmën e të paktën dy veturave dhe një motoçiklete.
Autoritetet kanë arritur të kapin deri më tani vetëm nëntë të arratisur./SYRI.net/
© SYRI.net