Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Të paktën 20 refugjatë të mbytur pranë brigjeve të Libisë

Të paktën 20 refugjatë të mbytur pranë brigjeve të Libisë

15:47, 24/05/2017
A+ Aa A-

Të paktën 20 refugjatë, përfshirë edhe fëmijë të vegjël, kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur pranë brigjeve libiane.

Rreth 200 persona ranë në det nga anija e mbingarkuar që ndodhej 37 kilometra larg bregut libian kur ndodhi aksidenti, raporton “Al Jazeera”.

Anija e ndihmës humanitare“ Phoenix”, ka nisur kërkimin dhe po shpërndan jelekë shpëtimi për shumë refugjatë që gjenden ende në ujë.

"Kjo nuk është një skenë nga një film horror, është një tragjedi reale që po ndodh sot në portat e Evropës", tha Chris Catrambone, një nga anëtart e anijes./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco