Kush ishte Salman Abedi, terroristi i sulmit të përgjakshëm në Mançester

Kush ishte Salman Abedi, terroristi i sulmit të përgjakshëm në Mançester

20:33, 23/05/2017
A+ Aa A-

Autoritetet britanike kanë identifikuar autorin e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë pas koncertit të Ariana Grande në Mançester.

Autori është Salman Abedi, 23 vjeç me origjinë nga Libia. Ai hodhi veten në erë në stadiumin ku zhvillohej koncerti, duke lënë 22 të vdekur mes të cilëve dhe fëmijë, si edhe 59 të plagosur.

Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

Siç është raportuar nga “Telegraph”, Salman Abedi ka lindur në Mançester në vitin 1994 dhe është i treti nga katër fëmijët e një çifti të refugjatëve libianë që u arratisën për në Britani gjatë regjimit të Gadafit.

E ëma, Samia Tabbal, 50 vjeçe dhe babai i tij Abedi Ramadan, roje sigurie, kanë lindur në Libi dhe, pasi emigruan në Britani, jetuan fillimisht në Londër, para se të shpërnguleshin në Fallowfield, në jug të Mançesterit, ku kanë jetuar për të paktën 10 vjet.

“Nja dy muaj më parë, tha një fqinj i familjes për “Daily Mail”, Salman filloi të recitonte lutje islame me zë të lartë në rrugë. Ai fliste arabisht. Ishin një ‘familje libiane’, silleshin shumë çuditshëm”.

Një nga vajzat e çiftit, Jomana, 18 vjeçe, ka frekuentuar shkollën e mesme në Whalley Range, para se të punonte në Xhaminë Didsbury, në vitin 2013.

I lindur në Mançester, ajo ka dy profile Facebook dhe në statuset e saj afirmon se është nga Tripoli dhe ka shumë lidhjet me Libinë.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, prindërit dhe dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit, janë kthyer në Libi.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco