Trump siguron Netanjahun: Irani, kurrë armë bërthamore

Trump siguron Netanjahun: Irani, kurrë armë bërthamore

20:11, 22/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump garantoi Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë në asnjë formë e mënyrë që Irani të shndërrohet në një fuqi bërthamore. Zotimin Trump e bëri në Izrael, ndalesa e radhës e tij si pjesë e vizitave dhe takimeve në Lindjen e Mesme.

Trump dhe Netanjahu biseduan gjatë me njëri-tjetrin dhe në përfundim të takimit të dy folën me tone të ashpra ndaj programit bërthamor të Iranit dhe në shënjestër ishte edhe marrëveshja e nënshkruar nga administrata Obama.

Donald Trump e quajti këtë marrëveshje si “të tmerrshme”, ndërkohë që bëri edhe thirrje për arritjen e një marrëveshjeje mes izraelitëve dhe palestinezëve, por pa thënë sesi.

“Preferoj që këtë ta bëjnë vetë palët përmes bisedimeve direkte mes tyre”, tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco