VIDEO/ Policët e parë robotë fillojnë të patrullojnë rrugët e Dubait

VIDEO/ Policët e parë robotë fillojnë të patrullojnë rrugët e Dubait

13:12, 22/05/2017
A+ Aa A-

Polici i parë robot në botë është bashkuar zyrtarisht me forcat e Dubait. Megjithëse nuk është pikërisht si polici robot nga filmi i famshëm,  oficerëve të Emirateve të Bashkuara Arabe do t’u duhet të mësohen me ta.

Roboti filloi detyrën të dielën, duke përshëndetur mysafirët dhe duke patrulluar sallat në njw ekspozitë.

"Me synimin për të ndihmuar dhe ndihmuar njerëzit në qendrat tregtare ose në rrugë, polici-robot është vendimi më i zgjuar për përmirësimin e shërbimit të forcave policore-  tha Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Zgjuara në Policinë e Dubait – Ai është projektuar për të na ndihmuar të luftojmë krimin, të mbajmë qytetin të sigurt dhe të përmirësojmë nivelet e sigurisë",

"Ai mund të bisedojë dhe të ndërveprojë, t’i përgjigjet pyetjeve të publikut, të shtrëngojë duart dhe të ofrojë një përshëndetje ushtarake", shtoi ai./SYRI.net/

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco