Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

FBI-ja: Djali i Bin Laden planifikon të hakmerret ndaj Amerikës për vrasjen e të atit

FBI-ja: Djali i Bin Laden planifikon të hakmerret ndaj Amerikës për vrasjen e të atit

12:42, 15/05/2017
A+ Aa A-

Djali i Osama Bin Ladenit kërkon hakmarrje për vdekjen e babait të ti dhe do të bëhet kreu i ri i Al-Kaidës, bëri të ditur një agjenti i FBI-së, i cili udhëhoqi hetimin ndaj grupit terrorist pas sulmeve të 11 shtatorit.

Në një intervistë me televizive me “CBS” të dielën, ish-agjenti Ali Soufan pretendon se letrat e sekuestruara nga  vendi ku fshihej Bin Laden në 2011-ën tregojnë se djali i tij do të ndjekë gjurmët e të atit.

“Sakrifica për hir të Zotit është arsyeja pse ne jetojmë”, shkruante  Hamza Bin Laden sipas agjentit.

Ish anëtari i FBI-së tha se letrat sugjerojnë se Hamza e adhuronte të atin dhe dëshiron të vazhdojë rrugën e tij duke kërkuar hakmarrje ndaj Amerikës.

'Populli amerikan duhet të dijë se ne po vijmë dhe ne do të hakmerremi për atë që i keni bërë babait tim ... Irakut ... Afganistanit ... të gjithë ne do të hakmerremi, " ka shkruar djali terrorist famëkeq. /SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco