Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Koreja e Veriut e provokon sërish, Trump kërkon t'i ashpërsohen sanksionet

Koreja e Veriut e provokon sërish, Trump kërkon t'i ashpërsohen sanksionet

10:58, 14/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi një ashpërsim të sanksioneve kundër Phenianit, pas një testi të ri bërthamor koreano-verior në formë sfide ndaj kreut të ri të shtetit të Koresë së Jugut.

Bëhet fjalë për testin e dytë koreano-verior në një hark kohor 15 ditor, dhe i pari që nga marrja zyrtarisht në Seul të postit të presidentit të ri koreano-jugor, Moon Jae-In, i cili mbron tezën e dialogut me Veriun.

Raketa e nisur nga baza ushtarake koreano-veriore në Kusong, në provincën Nord Pyongan, rreth orës 05:30 (20:30 GMT të shtunën), predha përshkoi rreth 700 kilometra para rënies në Detin e Japonisë.

“Ky provokim i ri të shërbejë si një thirrje për të gjithë kombet për të vënë në zbatim sanksione edhe më të forta kundër Koresë së Veriut”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

The knight of flowers14/05/2017 11:10

Pershendetje syri.net Padyshim jeni portali me i preferuar nga une, per korrektesen dhe profesionalizmin qe keni. Ne emer te ketij profesionalizmi, ju lutem korrigjoni titullin e ketij lajmi nga "Koreja e jugut" ne "Koreja e veriut". Lajmi ne vetvete e pasqyron sakte duke cituar "Pheniani" por titulli eshte lapsus. Respekte

Shto koment

Denonco