Melania Trump mbush 47- vjeç! Ja disa fakte të pabesueshme për Zonjën e Parë

Melania Trump mbush 47- vjeç! Ja disa fakte të pabesueshme për Zonjën e Parë

13:21, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një nga Zonjat e Para më  simpatike të Amerikës Melania Trump mbush sot 47 vjec. Ajo dikur ka qenë modele dhe është njohur me Presidentin Trump në një festë. Por ka shumë më shumë gjëra që shumica e njerëzve nuk i dinë për jetën e saj. “Syri.net” ju sjell i disa të dhëna të pabesueshme për Melanian: Sa gjuhë a di, dhe se si  u bë një biznesmene e suksesshme.

Melania e filloi karrierën e modelimit kur ishte fëmijë. Puna e saj e parë ka qenë në moshën pesë vjeçare kur bënte reklama për disa lloje qumështi. Ajo ka lindur dhe është rritur në Slloveni

2 -Ajo flet gjashtë gjuhë: sllovenisht, frëngjisht, serbisht, gjermanisht, italisht dhe anglisht

3- Melania dhe Donald u takuan në një festë në vitin 1998. Ajo e pranoi se mes tyre pati një flirt të menjëhershëm dhe se Donald i kërkoi numrin, por e dini cfarë? Ajo e refuzoi t'ia jepte!

4- Në vend të kësaj, ajo me guxim kërkoi numrin e tij dhe i tha se do ta telefononte 'kur të kishte kohë'. Melania priti disa javë dhe më pas i telefonoi. Ata filluan të dilnin menjëherë por pjesa tjetër e historisë është mbajtur sekret.

5- Çifti tha "Po" në vitin 2005  dhe martesa e tyre kishte një listë të ftuarish që do të bënte shumë njerëz xhelozë. Të pranishëm ishin Katie Couric, Kelly Ripa, Regis Philbin, Hillary dhe Bill Clinton, dhe Simon Cowell.

6- Melania kishte veshur një vello spektakolare nga “Dior” i zbukuruar me 1500 kristale, shkruan “Syri.net”.

7 - Një vit më vonë, çifti solli ne jete djalin e tyre të vetëm. Barron William Trump.

8-. Edhe pse ka një jetë të angazhuar, Melania është një nënë “me kohë të plotë” dhe është mëse e vëmendshme ndaj djalit të saj.

10. Melania ka krijuar linjën e vet të bizhuterive të quajtur “ Melania Timepieces”. Ajo ka dizenjuar me “duart e saj” shumicën prej tyre./SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco