Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Erdogan kërkon 'shërimin e plagëve mes Turqisë dhe Armenisë'

Erdogan kërkon 'shërimin e plagëve mes Turqisë dhe Armenisë'

08:29, 25/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar mesazh Patriarkanës armene në Stamboll, ku ka thënë se paqja dhe prosperiteti i bashkësisë armene në Turqi janë shumë të rëndësishme dhe se nuk do të lejojë diskriminim të armenëve, që konsiderohen si qytetarë të barabartë.

Erdogan ka vënë në dukje se turqit dhe armenët përgjatë mijëvjeçarit kanë ndarë histori dhe kulturë të përbashkët dhe se armenët kanë edukuar njerëz të vlefshëm, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm gjatë shtetit Osman dhe Republikës së Turqisë.

"Qëllimi ynë i përbashkët është të forcojmë lidhjet midis dy popujve dhe të shërojmë plagët e së kaluarës. Në këtë kontekst, në 14 vitet e fundit ne kemi hedhur hapa të shumtë dhe kemi sjellë reforma historike. Në të ardhmen, ne ende do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për të ruajtur kujtimin e armenëve osmanë dhe për të mbrojtur trashëgiminë armene", ka thënë Erdogan në mesazhin dërguar Patriarkanës Armene në Stamboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco