Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tragjedi në Egje, 16 të vdekur nga mbytja e një anijeje emigrantësh

Tragjedi në Egje, 16 të vdekur nga mbytja e një anijeje emigrantësh

20:40, 24/04/2017
A+ Aa A-

Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje emigrantësh në ishullin e Lesbos, përballë brigjeve turke në lindje të detit Egje, theksoi policia portuale greke.

Trupat e viktimave, katër prej të cilave gra u gjetën nga një patrullim i Frontex, agjencia evropiane e kufijve, ndërkohë që një e mbijetuar, një grua shtatzënë ka mundur të shpëtojë.

Autoritetet greke dhe anija Frontex vazhdojnë kërkimet në zonë.

Policia portuale theksoi se nuk e dinte numrin e saktë të pasagjerëve në bordin e anijes, që është mbytur për shkaqe të panjohura në brigjet e Lesbos, me shumë gjasa nisur nga brigjet turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco