Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Katar, aleat i rëndësishëm i SHBA-së në rajon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Katar, aleat i rëndësishëm i SHBA-së në rajon

13:23, 22/04/2017
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis do të takojë sot drejtuesit e Katarit, shtet i vogël, por i pasur, që pret një bazë ushtarake të rëndësishme për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme.

Mattis do të takohet me emirin e Katarit, sheikun Tamim ben Hamad Al Thani dhe ministrin e Mbrojtjes, Khaled Al Attiyah.

Kreu i Pentagonit, i cili mori funksionin tre muaj më parë, zhvilloi një turne në Lindjen e Mesme, që do të vijojë tashmë në Arabinë Saudite, në Egjipt dhe në Izrael.

Lufta kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik, situata në Siri, shkatërruar nga një luftë që prej më shumë gjashtë vitesh dhe shqetësimi përballë aktiviteteve të Iranit, cilësuar si destabilizuese nga Uashingtoni, do të jenë në qendër të bisedimeve të kreut të Pentagonit dhe bashkëbiseduesve të tij.

Amerikanët kanë rreth 10 000 ushtarë në Katar, vendosur në bazën ajrore të Al-Udeid.

Katari mbështet grupet rebele në Siri.

Në sajë të një marrëveshjeje me Iranin, aleate e regjimit të Bachar al-Assad, ka luajtur një rol të rëndësishëm në evakuimin e më shumë se 11 000 personave të lokaliteteve të rrethuara në Siri./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco