Sulm i madh mbi terroristët, 52 të vdekur

Sulm i madh mbi terroristët, 52 të vdekur

18:43, 21/04/2017
A+ Aa A-

Trupat keniane vranë 52 luftëtarë të grupit terrorist “al Shabaab” në një sulm në kampin e militantëve në jug të Somalisë këtë të premte, tha një zëdhënës ushtarak.

Koloneli Joseph Owuoth, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Kenias, tha se incidenti ndodhi në Badhaadhe, në Juba-n e Ulët.

Pushkë, tre pajisje shpërthyese të improvizuara dhe materiale bërthamore u gjetën gjatë sulmit, tha ai.

"Operacioni i udhëhequr nga inteligjenca u ekzekutua pasi mjetet e mbikëqyrjes vërenë përqendrimin terrorist të al Shabaab në atë pozicion. Trupat tokësore të mbështetura nga ushtarë të fshehur në tërren dhe zjarri i artilerisë ishin të angazhuara për të neutralizuar kampin," citohet deklarata nga Reuters.

"Pas operacionit, vlerësimi fillestar tregon se 52 terroristë u vranë ndërsa të tjerët ikën me lëndime."

Kenia ka mijëra trupa në Misionin e Bashkimit Afrikan në Somali (AMISOM) për të ndihmuar në frenimin e al Shabaab dhe për të përmirësuar sigurinë si pjesë e një rindërtimi pas dy dekadash luftë civile që shkatërroi vendin.

Kenia fillimisht dërgoi trupa në Somali në vitin 2011 pas një serie sulmesh në tokën keniane nga “al Shabaab”, i lidhur me “al Kaedën”.

Grupi islamik “al Shabaab” ka luftuar për vite me radhë për të imponuar interpretimin ekstremist të Islamit në Somali.

Dikur, ata kontrollonin pjesën më të madhe të Somalisë dhe synonin të rrëzojë qeverinë në Mogadishu e mbështetur nga Perëndimi dhe të dëbonin forcat paqeruajtëse, që përbëhen nga ushtarë nga Xhibuti, Uganda, Burundi, Etiopia dhe vende të tjera afrikane.

Në janar, “al Shabaab” njoftoi se luftëtarët e tyre vranë dhjetëra trupa keniane, kur grupi sulmoi një bazë ushtarake të largët në Somali, ndërsa ushtria e Kenias njoftoi se nëntë ushtarë kishin vdekur dhe 70 militantë u vranë.

Në janar 2016, al Shabaab tha se kishte vrarë më shumë se 100 ushtarë kenianë në El Adde, një kamp afër kufirit me Kenian.

Ushtria nuk dha detaje të viktimave në atë sulm, por raportimet e mediave keniane, folën për një numër të madh viktimash.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco