Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Lidhjet Trump-Rusi: Senati amerikan premton hetim të plotë

Lidhjet Trump-Rusi: Senati amerikan premton hetim të plotë

13:04, 30/03/2017
A+ Aa A-

Udhëheqësit e një paneli republikan dhe demokrat në Senatin amerikan , kanë premtuar një hetim të plotë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Seanca e Senatit fillon ditën e sotme, dhe priten një sërë polemikash, shkruan “BBC”.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, do të dalë për të dëshmuar në këtë senat, javën e ardhshme.

Përpara hapjes, demokrati Mark Warner tha se interneti ka bllokuar të paktën 1000 lajme të rreme nga Rusia, gjatë zgjedhjeve.

Ai tha se seanca e së enjtes do të shqyrtojë nëse Rusia mund të ketë përdorur teknologjinë për të përhapur disinformin në SHBA, duke përfshirë edhe një sërë lajmesh të rreme për votuesit në shtetet kyçe, të tilla si Wisconsin, Michigan dhe Pensilvani./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco