NATO-ja rrethon Rusinë me ushtarë, tanke dhe avionë. Po shkojmë drejt 'Luftës së Ftohtë'?

NATO-ja rrethon Rusinë me ushtarë, tanke dhe avionë. Po shkojmë drejt 'Luftës së Ftohtë'?

12:00, 30/03/2017
A+ Aa A-

800 trupa britanike janë zhvendosur në Estoni, ndërsa tanke e avionë luftarakë nga batalioni mbretëror dhe ai rumun i janë shtuar tashmë  trupave të NATO-s në Poloni. Shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dërgimi i trupave ushtarake në lindje të Evropës , qoftë edhe si pjesë e misioneve të NATO’s- vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme në rajon.

Këto lëvizje të Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë si qëllim t’u paraprijnë tentativave të Moskës për të rimarrë nën kontroll ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, siç ishte rasti i Krimesë në 2014-ën, shkruan “International Business Times”,

Përshkallëzimi i manovrave ushtarake nga ana e Rusisë ka detyruar Perëndimin të tregojë ndërmarrë një fushatë stërvitore në Europën Lindore, më e madhja që prej periudhës së Luftës së Ftohtë.

Operacionit ushtarak pritet t’u bashkohen dhe vende si Franca, Danimarka apo Italia. Rreth 4 mijë trupa janë zhvendosur tashmë në Poloni, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto zhvillime që hapin skenaret e një Lufte të Ftohtë të mirëfilltë, vijnë disa muaj pasi Rusia publikoi fotot e raketës bërthamore “Satan 2”, një armë e aftë të shkatërrojë një vend sa Franca dhe 2000 herë më e fuqishme se bomba atome e Hiroshimës./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco