VIDEO/ Pas terrorizmit Britania goditet nga UFO-t? Zhurma që po tmerron globin dëgjohet edhe në Angli

VIDEO/ Pas terrorizmit Britania goditet nga UFO-t? Zhurma që po tmerron globin dëgjohet edhe në Angli

10:44, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një "zhurmë e huaj" misterioze që është duke tmerruar njerëzit rreth globit, duket se ka mbërritur edhe në Britani, shkruan ditën e sotme  tabloidi britanik “Daily Star” . Sipas  gazetës, një banor i Nottingham, ka kapur tingujt misterioz nga dritarja e shtëpisë së tij.

Mesa duket bëhet fjalë për të njëjtën zhurmë që ka tronditur shumë pjesë të tokës gjatë vitit të kaluar, me qindra raporteve për tinguj jashtëtokësore, nga Holanda deri në Marok,

Britaniku Calvin Kirklew dëgjoi zhurmat e çuditshme, të cilat i përshkruan si apo bori apo rënie metali, që vinin nga qielli për të paktën 35 minuta.

"Zhurma nuk vinte nga toka por nga qielli - tha 24-vjeçari për “Nottingham Post” -Isha në shtëpi me të dashurën time dhe të dy mund të dëgjonin tinguj e frikshëm, ishin me të vërtetë të çuditshme.

"Në këtë video unë jam mjaft i tronditur. Ishte kaq e çuditshme. Nuk kam asnjë ide se çfarë mund të jetë”, tha ai.

Dëshmitarët okularë kanë fajësuar një sërë fenomenesh, duke filluar nga ufot, një apokalips i mundshëm , e deri tek presidenti amerikan, Donald Trump.

Të tjerë argumentuan se ishte zhurma e një anijeje aliene që po i afrohet tokës./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco