Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

SHBA i kërkon Rusisë të lirojë protestuesit paqesorë

SHBA i kërkon Rusisë të lirojë protestuesit paqesorë

07:51, 27/03/2017
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë se janë "të tronditura" me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t'i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësorë", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

"Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike", shtoi Toner.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.

Policia ruse arrestoi së paku 500 protestues./REL

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco