Lajm i mirë për emigrantët në Britani: Të gjithë do të marrin përfitimet ekonomike pas ‘Brexit’ por...

Lajm i mirë për emigrantët në Britani: Të gjithë do të marrin përfitimet ekonomike pas ‘Brexit’ por...

13:01, 26/03/2017
A+ Aa A-

Miliona emigrantë evropian që janë duke qëndruar në Britani , ndërkohë që Kryeministria Theresa May pritet të nisë procesin e “Brexit” të mërkurën do të lejohen të marrin përfitime e tyre, shkruan “The Telegraph”.

Një dokument që po qarkullon në mesin e ministrave britanikë, ka rekomanduar se rreth tre milionë emigrantë të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, do të mbajnë të drejtat e tyre të mirëqenies.

Megjithatë ata që do arrijnë pas të mërkurës nuk do të gëzojnë asnjë nga të mirat, që ofron shteti britanik, thekson gazeta.

 Ministrat britanikë janë paralajmëruar se çdo përpjekje për të tërhequr përfitimet e emigrantëve do të rrezikonte përfitimet shëndetësore , pensionet dhe të drejtat e shtetësave britanikë në BE.

Dokumenti sqaronte se emigrantët do të jetë në gjendje të kërkojnë përfitime vetëm nëse jetuar për katër vjet në Britani./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco