Horror në Itali, 13-vjeçari përdhunohet nga ‘tufa’ prej 11 djemsh

Horror në Itali, 13-vjeçari përdhunohet nga ‘tufa’ prej 11 djemsh

10:25, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një djalë i mitur, 13 vjeç është përdhunuar disa herë nga një grup prej 11 minorenësh, prej të cilëve 3 janë 14-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Napoletano në Kampania. Ka qenë policia që ka rindërtuar skenat e dhunshme, pas denoncimit të nënës së djalit. Për 8 të miturit është vendosur që të bëjnë në komunitet.

Episodet e përdhunimeve duket se kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar dhe fillim vitit të tanishëm. I fundit dyshohet se ka ndodhur në janar.

“Ngjarjet e zbardhura nga karabinierët në janë të tmerrshme. Nuk ka fjalë për ti komentuar ato që kanë ndodhur.

Vetëm ideja se këto gjëra janë bërë nga një ‘tufë’ fëmijësh të mitur, prej të cilëve 3 janë 14-vjeçar të lë pa fjalë”, është shprehur kryebashkiaku i  Giugliano, Antonio Poziello.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco