Ukraina bllokon këngëtaren ruse,  ja çfarë propozon Eurovisioni

Ukraina bllokon këngëtaren ruse, ja çfarë propozon Eurovisioni

08:26, 24/03/2017
A+ Aa A-

Kievi vendosi t’i ndalojë hyrjen në Ukrainë për tre vite Julia Samoilova, këngëtarja pop me aftësi të kufizuara e emëruar si përfaqësuese e Rusisë në Eurovision, që do të zhvillohet në maj pikërisht në kryeqytetin ukrainas, sipas zëdhënësit të SBU-së, shërbimet ukrainase të sigurisë.

“Samoilova është fajtore që ka kënduar në Krime në vitin 2015 dhe se ka vajtur në këtë gadishull pa autorizimet që lëshohen nga Kievi”, thuhet në këtë deklaratë të SBU-së.

 Megjithate, Eurovisioni i propozoi kandidates ruse që të performojë në linjë satelitore që prej Moskës për të marrë pjesë në konkursit të madh të këngës

Në një komunikatë të publikuar nga selia e saj në Gjenevë, Bashkimi Evropian i Radiotelevizionit (Eurovision ose UER) njofton se “ka punuar fuqishëm për të gjetur një zgjidhje që i mundëson këngëtares ruse Julia Samoilova, 27 vjeç, të garojë më 13 maj”.

Propozimi i Eurovision është i paprecedentë dhe do t’i mundësojë këngëtares të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë në linjë satelitore, shtoi organizata, duke theksuar se nëse Rusia do të kualifikohet për në finale do të aplikohet e njëjta zgjidhje.

Sipas UER-së, “është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 60 vite histori të Eurovisioni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco