Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Sulmi terrorist në Londër, identifikohet autori i masakrës

VIDEO/ Sulmi terrorist në Londër, identifikohet autori i masakrës

16:47, 23/03/2017
A+ Aa A-

Personi, i cili besohet se është përgjegjës për sulmin në Westminster, (Londër Angli), është Khalid Masood, ka njoftuar policia lokale.

Masood, i cili vdiq në sulm, nuk ka qenë objekt i ndonjë hetimi aktual të policisë, por kishte një sërë dënimesh të mëparshme për sulme.

52-vjeçari ka lindur në Kent, por raportohet se ka jetuar në West Midlands.

Efektivi Keith Palmer, Aysha Frade dhe amerikani Kurt Cochran mbetën të vdekur gjithashtu gjatë sulmit, përgjegjësinë e të cilit e mori përsipër ISIS, përmes një deklarate të publikuar nga Amaq, media propagandistike e grupit terrorist. Gjithashtu, rreth 40 persona mbetën të plagosur nga sulmi.

Dënimi i parë i autorit të sulmit Khalid Masood ishte në Nëntor 1983 për dëmtim kriminal dhe dënimi i fundit në Dhjetor 2003 për posedim të një thike.

Ai nuk kishte qenë i dënuar më parë për terrorizëm.

Gjatë ditës së djeshme, agresori raportohet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës “Westminster”, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht.

Aty ai ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.

/Syr.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco