VIDEO/ Sulmi terrorist në Londër, vajza hidhet nga ura për t’i shpëtuar vdekjes

VIDEO/ Sulmi terrorist në Londër, vajza hidhet nga ura për t’i shpëtuar vdekjes

12:22, 23/03/2017
A+ Aa A-

Londra është në gjendje alarmante pas një sulmi terrorist që tronditi kryeqytetin britanik ditën e djeshme. Një mysliman radikal, shtypi me makinë dhjetëra këmbësorë në trotuar dhe goditi me thikë një punonjës policie brenda portave të parlamentit britanik, para se të vritej nga policia. 

Ky është momenti kur terroristi i Londrës, u fut me shpejtësi në trotuarin e urës së Westminster me makinën e tij 4×4.

Pamjet tregojnë edhe momentin kur një grua hidhet nga ura në ujërat e lumit Tamiz për t’i shpëtuar përplasjes me makinë. 

Ajo është një 29 – vjeçare nga Rumania e cila ndodhej me pushime në Londër sëbashku me të fejuarin e saj. Andreea Cristea, me profesion arkitekte u shpëtua nga shërbimet e emergjencës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital/SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco